Spanja ka shënuar fitore të thellë ndaj Francës me rezultat 92-67.
Spanja ka shfaqur paraqitje fenomenale ndaj Francës, duke mos lënë hapësirë për befasi.
Pjesa e parë ishte vendimtare, ku spanjollët ishin më të saktë dhe më të qart në aksione. U dallua Mirotic me katër treshe në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ndodhi e njëjta gjë, teksa Spanja vetëm thellonte epërsinë e cila shkoi në mbi 20 pikë.
Më i miri ishte Nikola Mirotic me 23 pikë, ndjekur nga Hernagomez me 18 pikë.
Te Franca më i miri ishte Tony Parker me 14 pikë. /Telegrafi/