Spanja ka marrë pikë të plota ndaj Portugalisë (1-0) në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim në Estadio Municipal de Braga.
Dy gjigantët e futbollit evropian luanin për pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës A dhe La Roja e arriti këtë objektiv.
Spanjollët ishin dy pikë prapa portugezëve dhe vetëm me fitore do të ngjiteshin në maje, ashtu që e arritën qëllimin dhe morën kreun e grupit.
Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, ndërsa goli i vetëm u realizua në pjesën e dytë.
Ishte sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata, i cili u asistua nga Nico Williams dhe e shënoi golin e fitores (88’). /Telegrafi/