Telegrafi

Spanja fiton në frymën e fundit ndaj Gjeorgjisë

Spanja ka mposhtur Gjeorgjinë në përballjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 me rezultat 2-1.

Gjeorgjianët arritën të marrin një pikë të artë, pasi barazuan 1-1 në shtëpi ndaj Furisë së Kuqe.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Gjeorgjia kaloi në epërsi me golin e Khvicha Kvaratskhelia që u asistua nga Otar Kiteishvili në minutën e 44-të.

Në 45 minutat e dytë, spanjollët ishin më kërkues dhe ia dolën të shënonin golin e barazimit.

Ishte minuta e 56-të, kur Ferran Torres pranoi një asistim nga Jordi Alba për të shënuar për 1-1.

Por, Spanja nuk u ndal me kaq dhe e përmbysi rezultatin 2-1 me anë të Dani Omlos që shënoi në minutën e 90+2, me Alban që ishte sërish asistues.

Spanja është aktualisht lider me katër pikë, Suedia me tre, Greqia me një, Gjeorgjia pa asnjë, derisa Kosova sot (e diele) fillon fazën kualifikuese si nikoqir i suedezëve. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore