Site icon Telegrafi

Spanja është vendi i fundit që duhet të ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Franca ishte shteti i parafundit që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Anëtarësimi i plotë tani varet vetëm nga ratifikimi i Protokollit në Spanjë, por ende nuk dihet se kur do të përfundojë negociatat në Spanjë për formimin e Qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministres Sheqerinska, vendi në kohë i ka përmbushur të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në NATO.

Ndryshe, Maqedonia që nga viti 2008 bllokohej nga Greqia për shkak të emrit dhe me arritjen e Marrëveshjes së Prespës vendit iu hapën dyert drejt NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version