Spanja e ka eliminuar Japoninë me rezultat 1-0 në vazhdime, për të kaluar kështu në finalen të Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio.
Furia e Kuq e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Mikel Merinos, që harkoi brenda zonës, mirëpo nuk ishte i saktë.
Një rast të mirë e lëshoi edhe Mikel Oyarzabal (31’), por portieri priti gjuajtjen e tij, duke e dërguar topin në rivënie nga këndi.
🔁 Cambio en la @Sefutbol
🔺ENTRA | @JesusVallejo
🔻SALE | @oscarg_98
🇯🇵 🆚 🇪🇸 | 0-0 | 46’ | #JuegosOlímpicos #AlgoÚnico2020 pic.twitter.com/wSA6doZ7Rx
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) August 3, 2021
Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Spanja që e dominoi takimin, e që lëshuan disa raste të mira.
Në minutën e 57-të, spanjollët shpresuan të merrnin një penallti, pas ndërhyrjes që bëri Maya Yoshida, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizoi se nuk kishte kontakt.
🎌 ¡¡SIGUE EL PARTIDO EN JAPÓN!!
Tenemos un cuarto de hora por delante para estar en la final olímpica y luchar por el oro sin tener que pasar por la tanda de penaltis.
💫 ¡¡QUEREMOS SEGUIR SOÑANDO JUNTOS!!
🇯🇵 🆚 🇪🇸 | 0-0 | 106’ | #JuegosOlímpicos #AlgoÚnico2020 pic.twitter.com/y9qiHmvDLd
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) August 3, 2021
Japonia më pas rrezikoi përmes Takefusa Kubos (79’), e Unai Simon bëri një pritje brilante.
Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime, e aty Spanja e gjeti golin e fitores.
⚽️ ¡¡¡GOOOOOOOOOOOLLLLL DE ESPAÑAAAAA!!! ¡¡¡GOOOOOOOLLLLAAAAAAAZOOOOOOO DE MARCO ASENSIOOOOOOOOOOO!!!
⚽️ ¡¡¡GOL, GOOL. GOLLLLLLLLLLLLL!!! ¡¡Qué CHUTAZO DE @marcoasensio10 con la zurda!!!
💪🏻 ¡¡¡VAMOSSSSS ESPAÑAAAA!!!
🇯🇵 🆚 🇪🇸 | 0-1 | 115’ | #JuegosOlímpicos #AlgoÚnico2020 pic.twitter.com/zD2rhz4qI3
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) August 3, 2021
Në minutën e 115-të, Marcos Asensio shënoi një gol të bukur, nga një asistim i Oyarzabal, duke qenë edhe vendimtar.
Spanja kështu kaloi në finale dhe aty do të takohet me Brazilin që eliminoi Meksikën përmes penalltive. /Telegrafi/