Site icon Telegrafi

Spanja e vendosur, nuk do ta njohim shtetin e Kosovës

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala gjatë një interviste me ministren serbe të Drejtësisë, Nelom Kuburoviç, ka thënë se Spanja nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës të shpallur siç potencoi ai në mënyrë të njëanshme.

Nga ana tjetër, Kuburoviç theksoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës, e cila aktualisht po përballet me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë, raporton Tanjug, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se Spanja është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version