Telegrafi

Spanja e ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve nga coronavirusi brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, në Spanjë kanë vdekur 832 persona si pasojë e coronavirusit, duke shënuar kështu numrin më të madh deri më tani, brenda kësaj hapëire kohore.

Kjo e tejkalon rekordin e 769 vdekjeve brenda 24 orëve, që u shënuar një ditë më herët, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5,690, transmeton Telegrafi.

Statistika më të errëta vijnë vetëm nga italia, ku janë shënuar 969 vdekje brenda dite si pasojë e coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ka bërë të ditur se janë 72,248 të sëmurë, prej të cilëve 40,630 është dashur t’i nënshtrohen trajtimit spitalor, ndërsa 4,725 i janë nënshtruar kujdesit intensiv. Por, 12,285 janë shëruar dhe kanë gjendje të mirë shëndetësore.

Shkaku i vdekjeve të shumta, morgu i Madridit ka pasur problem t’i vendos trupat, ndërsa zyrtarët e varreve po kanë problem që te sigurojnë varre për t’i varrosur.

Deri më tani, i është dhënë kompetencë ushtrisë, që të sistemojë trupat e të vdekurve, pasi është e pamundur të varrosen të gjithë në të njëjtën kohë. /Telegrafi/