Spanja e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Sllovakisë (2-0), në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2020.
Spanjollët ishin më të mirë në këtë ndeshje, duke pasur më shumë raste.
Në minutën e 10-të Koke u rrëzua në zonë, por pas rishikimit të VAR, u vendos për penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Alvaro Morata, por Dubravak priti goditjen e sulmuesit spanjoll.
https://twitter.com/TheUnited_arena/status/1407736027817693184
Spanja nuk u ndal edhe pse humbi penalltinë, duke vazhduar me raste.
Në minutën e 29-të Pablo Srabia harkon bukur, topi por nuk goditet nga asnjëri prej sulmuesve, duke shkuar ngjitur me shtyllën.
I njëjti lojtar gjuan bukur në minutën e 30-të, ku goditi shtyllën, ndërsa topi shkoi lartë, por u kthye sërish drejt portës. Ishte pikërisht Dubravka që në vend ta largojë në këndore, e futi topin në portën e tij për 1-0.
https://twitter.com/FUT21News/status/1407737945872760835
Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim, doli në skenë Ameryc Laporte që shënoi për 2-0.
Laporte’s first ever international goal 😍https://t.co/6h7CNDhCv2
— James (@Mcfc_James_) June 23, 2021
Spanja e ka dominuar ndeshjen në pjesën e parë dhe nëse fiton do të kishte pesë pikë, të mjaftueshme për të kaluar tutje. /Telegrafi/