Site icon Telegrafi

Spanja dhe Portugalia konfirmuan shtimin e Ukrainës në ofertën e përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2030

Spanja dhe Portugalia kanë konfirmuar së bashku me Federatën e Futbollit të Ukrainës se të tre vendet do të konkurrojnë së bashku me një ofertë për organizimin e Kupën së Botës të vitit 2030.

Dy vendet fqinje iberike fillimisht kishin planifikuar të bënin oferta së bashku, por i ofruan Ukrainës mundësinë për të marrë pjesë në ofertën e tyre për organizimin e Botërorit.

Konfirmimi u bë në Nyon të Zvicrës, në selinë e UEFA-s dhe FIFA e ka mirëpritur gjithashtu shtesën e Ukrainës, e cila u miratua nga krerët e shteteve në secilin vend.

Mediumi Diario AS pasqyroi fjalët e kreut të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko.

“Ftesa e Spanjës dhe Portugalisë vjen në një moment historik dhe nga vendi ynë mund të shprehim vetëm mirënjohjen tonë dhe të kujtojmë përgjithmonë, që na dhanë dorën në momentet më të vështira”.

Planet janë që Ukraina të presë një nga grupet e Kupës së Botës. As Spanja dhe Portugalia nuk do të duhet të ndryshojnë asnjë nga planet e tyre të pritjes.

Do të ketë 15 stadiume në të dy vendet, të shpërndara në 11 qytete spanjolle dhe në Lisbonë dhe Porto në Portugali. /Telegrafi/

Exit mobile version