Kombëtarja e Spanjës do të presë atë të Portugalisë në një miqësore më 7 tetor, si pjesë e përgatitjeve të Luis Enriques për serinë e dytë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
La Roja kishte plane për t’u përballur me kombëtaren e Cristiano Ronaldos më 5 qershor, si një lojë përgatitore për Euro 2020.
Sidoqoftë, pas shtyrjes së Kampionatit Evropian deri në verën e ardhshme, i gjithë futbolli ndërkombëtar u anulua më pas.
Raportet nga Marca pretendojnë se dy federatat kanë rënë dakord për një datë të re, me ndeshjen e parashikuar për në tetor, për të lejuar hapësirë për lojërat e Ligës së Kombeve.
⚠️ COMUNICADO OFICIAL | Aplazado el Club Portugalete – Sestao River Club
ℹ️ Más información: https://t.co/BXt449sKj1 pic.twitter.com/LjU37uuBDR
— RFEF (@rfef) July 25, 2020
Ekipi i Enrique përballet me Gjermaninë dhe Ukrainën në fillim të shtatorit, para ndeshjeve të tjera më 10 dhe 13 tetor.
Në anën tjetër, Portugalia do të marrë ritmin në mes të një ndeshje në shtëpi kundër Zvicrës dhe një udhëtimi në Kiev. /Telegrafi/