Spanja në dekadat e ardhshme do të përballet me kërcënimin e shkretëtirëzimit.
Aktualisht procese të ngjashme janë duke u vërejtur vetëm në disa rajone të vendit, por deri në vitin 2090 besohet se në shkretëtirë do të shndërrohet gjysma e territorit të Spanjës, transmeton KosovaPress.
Ekspertë nga organizata bujqësore COAG, e cila përcjellë sasinë e të reshurave, konsiderojnë se ky do të jetë territori i Gadishullit të Pirinejeve nga Lisbona deri në Alicante. Sipas tyre, shkretëtirëzimi do të përparojë nga juglindja.
Vëzhgimet tregojnë se në vitin 2014, në rajonin e Mursia kanë rënë 78,4 litra shi për metër katror. Një sasi e tillë e të reshurave ka Abu Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Thatësira çdo vit po lëviz drejt veriut të Spanjës. Kësaj vere problemet me ujë të pijes janë vërejtur në veriperëndim të Spanjës, në rajonet autonome Kastila dhe Leon.