Site icon Telegrafi

Spanja deri më 25 mars do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Foto: AIM

Me procedurë urgjente, siç thonë nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit të Spanjës, do të votohet akti për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Komiteti i Senatit sot informoi se i ka marrë materialet e nevojshme nga Kongresi dhe ka vendosur që me procedurë të shpejtë ta pranojë dokumentin. Në këtë fazë, senatorët që janë pjesë e Komitetit, kanë afat prej katër ditëve (deri 9 mars) deri kur mund të dorëzojnë vërejtjet e tyre për aktin.

Në njoftim thuhet se 25 marsi është data e fundit kur Senati duhet ta procesojë protokollin.

Pas ratifikimit të protokollit dhe nënshkrimin e tij nga mbreti spanjoll, Spanja ka për detyrë ta deponojë atë në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington dhe me këtë do të përmbyllet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version