Telegrafi

Spanja “copëton” Poloninë

Spanja luajti futboll të jashtëzakonshëm, futboll të bukur me posedim të lartë të topit dhe me raste të shumta gjatë gjithë takimit.

David Villa hapi serinë e golave (12’), ndërsa dy minuta më vonë David Silva e dyfishoi rezultatin (14’), me golat e asistuar nga Iniesta respektivisht Xavi.

Në pjesën e dytë, doli në skenë përsëri Xavi, që ia përgatiti golin Xabi Alonsos (51’) dhe ky i fundit e shërben Fabregasin për golin e katërt të Spanjës (58’).

Debaklin e finalizuan Torres (76’) dhe Pedro (81’) për 6-0.

Kjo fitore e Spanjës është e frikshme për rivalët tjerë të Botërorit, por natyrisht se një Brazil, Argjentinë, Gjermani apo Itali me traditë, nuk mund të krahasohen me një Poloni që luajti një ndeshje prestigji. /Telegrafi/