Spanja ka arrestuar shefin e policisë në krye të njësisë së saj të krimeve ekonomike pasi 20 milionë euro u gjetën të fshehura në muret e shtëpisë së tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thuhet se arrestuan Óscar Sánchez Gil javën e kaluar, së bashku me 15 persona të tjerë, duke përfshirë “partnerin e tij romantik”, i cili është gjithashtu një oficer policie në Madrid.
Sánchez Gil ishte deri vonë kreu i departamentit të mashtrimit dhe pastrimit të parave të policisë kombëtare.
Policia gjeti 20 milionë euro të fshehura në muret dhe tavanet e shtëpisë së Sánchez Gil dhe partnerit të tij në Alcala de Henares – një qytet i vogël në lindje të Madridit – dhe gjithashtu zbuloi 1 milion euro në zyrën e Gil, thanë burimet e zbatimit të ligjit për mediat spanjolle.
🚨🚔Hoy hemos presentado en #Algeciras la operación policial que ha interceptado el mayor alijo en la historia del #narcotrafico en 🇪🇸 y segundo en la de 🇪🇺
🔵 13 Toneladas de #cocaína que no han llegado a las calles 👏#SomosTuPolicía https://t.co/D9xoBb14Ry pic.twitter.com/pI1HfCRwrr
— Policía Nacional (@policia) November 6, 2024
Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, ryshfet, pastrim parash, korrupsion dhe organizim kriminal, thanë burimet.
Arrestimet janë të lidhura me kapjen muajin e kaluar të 13 tonëve kokainë të fshehur në një kontejner mallrash me banane të dërguara nga Ekuadori në Spanjën jugore.
Sipas policisë, “kapja” është e dyta më e madhe e regjistruar në Evropë dhe një nga më të mëdhatë në mbarë botën.
🇪🇸 | Exjefe policial español Óscar Sánchez Gil que colaboraba con poderosa organización de narcos que transportaba droga a Europa, escondía más de 20 millones de euros en las paredes de su casa pic.twitter.com/56virMyBij
— Así Es Noticias (@AsiEsNoticiasVe) November 11, 2024
Sánchez Gil ka punuar më parë në divizionin e narkotikëve të policisë kombëtare, ku fillimisht ka kontaktuar me bosët e rrjeteve kriminale, ndërsa supozohet se ka punuar për të luftuar trafikun e drogës, sipas El Mundo.
🇪🇸 | Recodad que Óscar Sánchez Gil, jefe de la Unidad de Delitos Económicos y Fiscal (UDEF) de la Jefatura Superior de Policía de Madrid, fue detenido por una trama corrupta, donde hayaron 20 millones de euros en metalico en su domicilio y coches de altisima gama. pic.twitter.com/gcPnhCts12
— 𝙻𝚒𝚋𝚎𝚛𝚝𝚊𝚡 (@The_Libertax) November 9, 2024
Shefi i policisë më vonë u tregoi bandave të drogës se si t’i shmangeshin kontrolleve të policisë kur kontrabandonin kokainë nga Ekuadori, tha gazeta.
Burime policore thanë për mediat spanjolle se paratë e sekuestruara nga shtëpia e Sánchez Gil dhe partnerit të tij nuk ishin të ardhura nga “aksioni” i fundit i kokainës, por fitimet që ata kishin bërë gjatë disa viteve si bashkëpunëtorë me bandat kriminale. /Telegrafi/