Telegrafi

Spanja arreston militantë islamistë

Në një deklaratë për opinion, Ministria e Brendshme spanjolle bëri të ditur se operacioni pasoi një hetim të shërbimeve sekrete. Ministri i brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba, tha se policia kishte gjetur materiale për prodhim bombash gjatë bastisjeve në këto adresa.

Spanja u godit rëndë katër vjet më parë nga një sulm terrorist kur afro 200 vetë humbën jetën nga sulmet me bomba në trena pasagjerësh në Madrid.

Ndërkohë, arrestimet vijnë në prag të një vizite në Evropë të presidentit pakistanez, Pervez Musharaf. /bbc/