Site icon Telegrafi

Spanja apo Portugalia: Kartoni i verdhë mund të përcaktojë liderin e Grupit B

SOCHI, RUSSIA - JUNE 15: Spain and Portugal players hugh each other following the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Spain at Fisht Stadium on June 15, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Portugalia mposhti me rezultat minimal 1-0 kombëtaren e Marokut në Grupin B në raundin e dytë të ndeshjeve të botërorit Rusia 2018. Po, me të njëjtin rezultat fitoi edhe Spanja kundër Iranit.

Në ndeshjet e fundit të grupeve Portugalia luan kundër Iranit dhe Spanja ndaj Marokut. Por, mund të ndodh që lideri i grupit të përcaktohet vetëm në saje të kartonëve të verdhë.

Kjo mund të ndodh vetëm në rast se në ndeshjet e fundit portugezët dhe spanjollët marrin rezultate të njëjta ndaj kundërshtarëve.

Sipas tre kritereve të para të FIFA-s, (numri i pikëve, diferenca e golave dhe golat e shënuara), Spanja dhe Portugalia janë të barabarta.

Gjithashtu edhe takimi i tyre i ndërsjellë përfundoi me 3-3, domethënë, kriteret 4 dhe 5 që kanë të bëjnë rreth lojës mes tyre, nuk vlejnë. Këtu hyn në lojë rregullorja e kartonit të verdhë, ku në përparësi është Spanja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth kampionatit botëror

E gjithë kjo në saje të kartonit të verdhë të Andre Silvas në minutën e 92 kundër Marokut, e cila gjë mund të përcaktojë liderin e grupit. Gjegjësisht, Portugalia ka dy kartonë të verdhë gjersa Spanja një të tillë.

Mbetet të shihet gjatë javës së ardhshme kur zhvillohen edhe ndeshjet e treta dhe të fundit të fazës së grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version