Telegrafi

Spanja 2-2 Maroku: Notat e lojtarëve, Ramos më i dobëti

Spanja (Getty Images)

Spanja ka barazuar në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në kampionatin botëror.

Spanjollët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin e Kalinigradit duke barazuar me Marokun me rezultat 2-2, por që e kanë siguruar kalimin e grupeve për në 1/16e finales së Kupës së Botës.

(Getty Images)

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për lojtarët e të dyja ekipeve respektive, dhe më i miri është në radhët e Furisë së Kuqe.

Një ndër golashënuesit e La Rojas, Isco mori vlerësimin më të lartë duke marrë notën 9.7.

Më i dobëti në fushë ishte gjithashtu në radhët e spanjollëve, ku kapiteni Sergio Ramos u vlerësua me notën 5.4.

Lexo po ashtu Edhe pse barazon me Marokun, Spanja e kryen si lidere fazën e grupeve

Pas kësaj, Spanja mbetet e para në grup dhe në fazën e ardhshme do të takohet me Uruguain. /Telegrafi/

Spanja

Maroku