Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë me dije trajneri Luciano Spalletti do ta vazhdojë kontratën edhe për tri vite me Interin.
Ish trajneri i Romës, sezonin e shkuar erdhi te Interi ku arriti që në vitin e parë ta dërgojë ën Ligën e Kampionëve.
Në xhiron e fundit Interit arriti ta mposht Lazion dhe ta marr pozitën që e dërgonte në Ligën e Kampionëve.
Sipas Corriere dello Sport, Spalletti është i pritur që ta vazhdojë kontratën me Interin.
Gazeta italiane shkruan se ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2021.
Spalleti ka qenë trajner edhe te Roma.
Italiani ka sjell frymë të re te Interi, ndërsa ka pasur shuam blerje këtë edicion dhe do të kërkohet më shumë se sa vetëm pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/