Luciano Spalletti ka nxitur thashethemet se ai mund të bashkohet me ish-drejtorin e Romës, Walter Sabatini, në Inter.
Me Antonio Conten që fitoi Ligën Premier dhe Diego Simeone që duket se do angazhohet me Atletico Madridin edhe sezonin e ardhshëm, Spalletti është opsioni më i mundshëm për stolin e Nerazzurrit.
Ka pasur raporte sot se Spalletti madje ka nënshkruar një kontratë para-kontratë me Interin dhe Sabatinin, i cili deri në mars ishte drejtori sportiv i Romës.
Është vet trajneri italian që ka rritur thashethemet për një kalim të tij te Interi për sezonin e ardhshëm.
“Sabatini është një drejtor i madh dhe duhet të punojë për një klub të fortë që dëshiron të fitojë”, ka thënë Spalletti në konferencën e sotme për shtyp.
“Unë mund të kem disa pikëpamje të ndryshme me Sabatinin, por ne ramë dakord për shumë çështje. Ai është një drejtor i fortë dhe i rëndësishëm me përvojë të mirë, prandaj nuk jam i befasuar nga Interi që e punësoi atë”, përcjell Telegrafi.
“Nëse do të kishte mundësi për të punuar së bashku përsëri, pse jo”, përfundoi trajneri italian.
Ndryshe, janë përmendur edhe emra tjerë për stolin e Interit siç janë Unai Emery i PSG dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit. /Telegrafi/