Telegrafi

Spalletti udhëton drejt Kinës që të finalizoj marrëveshjen me Interin

Pritet që Luciano Spalletti do të fluturojë nesër në Kinë për të vënë pikat e fundit në marrëveshjen e tij me Interin.

Trajneri italian e ka lënë Romën me kontratën e tij e cila skadon më 30 qershor, dhe është e gjitha e ditur se do të bashkohet me Nerazzurët për sezonin e ardhshëm.

Sipas La Repubblica, taktiku italian u takua me klubin në Milano, ku ra dakord me drejtuesit për një kontratë dyvjeçare me vlerë katër milion euro në sezon, përcjell Telegrafi.

Nesër Spalletti do të fluturojë në Kinë për t’u takuar me Steven Zhang dhe përfaqësues të tjerë të Suning Group, kompania që zotëron klubin italian.

Trajneri duhet të kalojë rreth 24 orë në Lindjen e Largët, përpara se të kthehet në Itali për të nënshkruar kontratën e tij, para se të prezantohet zyrtarisht e që pritet që kjo të ndodh javën e ardhshme. /Telegrafi/