Site icon Telegrafi

Spalletti u përballë me një incident diplomatik para ndeshjes me Ukrainën

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti u përball me një incident diplomatik para ndeshjes me Ukrainën, duke shpjeguar pse i uroi klubit të tij të vjetër Zenit St. Petersburg. 

Azzurrët mund të kualifikohen për Euro 2024 nëse shmangin humbjen, falë një rekordi më të mirë për ndeshjen e shtatorit ku fituan 2-1 në San Siro.

Kjo lojë po luhet në Gjermani sepse natyrshëm Ukraina nuk mund të garantojë siguri në tokën e saj, pasi është pushtuar nga Rusia në shkurt 2022.

Spalletti kaloi disa vite në Rusi kur ishte trajneri i Zenit St. Petersburg, një periudhë që zgjati nga dhjetori 2009 deri në mars 2014.

Ai fitoi titullin e kampionatit rus dy herë, së bashku me Kupën Ruse dhe Superkupën Ruse.

Kur fitoi Scudetton për herë të parë në karrierën e tij me Napolin në Maj, trajneri mori urime nga Zenit dhe u përgjigj me radhën duke i komplimentuar ata për titullin e tyre më të fundit.

Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, një gazetar ukrainas e pyeti në konferencën e sotme për shtyp, a ishte e drejtë që Spalletti t’i urojë Zenit?

“Ata ende kanë shumë lojtarë të cilët i kam stërvitur, trajneri i tyre aktual ishte pjesë e ekipit tim dhe Presidenti është i njëjti njeri me të cilin kam punuar atëherë”, u përgjigj Spalletti.

“Morra një kompliment për fitoren time në Serie A dhe mendova se ishte absolutisht e domosdoshme të uroja për fitoren e tyre”.

“Duket krejtësisht e padrejtë të lidhësh një fitore sportive me një konflikt, me të cilin unë absolutisht nuk jam dakord. Unë nuk jam dakord me asnjë konflikt, unë jam kundër çdo lufte”.

“Ne si italianë jemi afër të gjithë njerëzve që vuajnë brenda këtyre konflikteve. Mbi të gjitha, mendimet tona shkojnë tek ato familje që nuk kanë asgjë të bëjnë me atë që po ndodh dhe vetëm dëshirojnë të jetojnë jetët e tyre në paqe”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version