Luciano Spalletti ka pranuar se nuk ka informacionin e duhur nga presidenti i Romës, James Pallotta, rreth të ardhmes së Francesco Tottit.
Në javët e fundit ka pasur disa fërkime mes kapitenit dhe trajnerit dhe ky i fundit është përpjekur t’i sqarojë.
“Totti është historia e Romës, futbollisti më i mirë italian që pas kohës së luftës. Kam mësuar shumë nga ai. Lëvizjet e tij gjithmonë janë marrë shembull për t’u treguar lojtarëve të rinj”.
“Ai i ka dhënë shumë futbollit dhe për këtë arsye vlerësohet. Shpresoj që ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme duke e dëgjuar zemrën e tij”.
“Nuk ka dyshim se roli im bëhet i vështirë në këtë situatë, por unë kam respekt të madh për atë njeri dhe për karrierën e tij”, është shprehur Spalletti. /Telegrafi/