Telegrafi

Spalletti: Do të punojmë fortë në përgatitje para sezonale

Luciano Spalletti ka premtuar se skuadra e tij, Interi do të punoj seriozisht në kampin e trajnimit para sezonal në Brunico.

Nerazzurrët përfunduan sezonin e shtatë të zhgënjyer dhe janë kthyer te ish-trajneri i Romës, Spalletti, për t’i kthyer ata në Ligën e Kampionëve.

“Është më mirë të mos bëjmë shumë shaka. Duhet të punojmë”, ka thënë fillimisht Spalletti për gazetarët në aeroportin e Malpensas.

“Ne do të shkojmë në kampin e trajnimit për të bërë punë serioze dhe për të punuar në mënyrën e duhur për të arritur qëllimet tona”, përfundoi trajneri i Interit.

Ndryshe, Spalletti do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp të sezonit nesër (e premte), me orën tonë lokale 16:00. /Telegrafi/