Telegrafi

Spalletti: Do të kundërshtoj fuqishëm shitjen e Perisicit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti këmbëngul se do të kundërshtoj fuqishëm shitjen e Ivan Perisicit pasi gjetja e një zëvendësimi bëhet më e vështirë çdo ditë.

Manchester Unitedi vazhdon të jetë i lidhur me Perisicin, por Djajtë e Kuq ende nuk e kanë përmbushur çmimin e kërkuar të Interit prej rreth 50-55 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi në bisedime me Martialin, përfshihet në marrëveshjen për Perisicin?

Spalletti beson se ka kaluar shumë kohë për të arritur një marrëveshje dhe do të kundërshtoj fuqishëm transferimin e tij, pasi do të jetë vështirë ti gjendet një zëvendësues.

“Biseda për Perisic tani është përfunduar”, ka thënë fillimisht Spalletti për Premium Sport.

Lexo po ashtu Spalletti: Perisic shitet nëse i gjejmë zëvendësimin

“Sa më shumë ditë që kalojnë, aq më shumë bëhet e vështirë për ne që të gjejmë një zëvendësim të kalibrit të tij”.

“Unë do të kundërshtoj fuqimisht shitjen e tij”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/