Mediat italiane njoftojnë se trajneri Luciano Spalletti është takuar me hierarkinë e Interit, pasi ai dëshiron garanci për transferimet.
Nerazzurrët do të fluturojnë nesër në Kinë për turneun e tyre para sezonal dhe takimet janë planifikuar me familjen Zhang, të cilët zotërojnë klubin përmes kompanisë së tyre Suning.
Sipas SportItalia, një takim është duke u zhvilluar këtë mbrëmje (e hënë) midis trajnerit, drejtorit teknik Walter Sabatinit dhe atij sportive Piero Ausilio.
Mendohet se Spalleti kërkon garanci në lidhje me tregun e transferimeve, pasi deri më tani vetëm Borja Valero dhe Milan Skriniar kanë ardhur për të forcuar ekipin e parë.
Emrat më të lakuar deri më tani për tu transferuar nga Nerazzurrët janë Radja Nainggolan i Romës, Dalbert Henrique i Nice dhe Angel Di Maria i PSG. /Telegrafi/