Luciano Spalletti e ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit, ku i pranishëm ka qenë edhe Steven Zhang, djali i pronarit kinez, Zhang Jindong.
Mësohet se palët kanë biseduar për kontratën, por edhe blerjet e reja që do të bëhen.
Kontrata aktuale me Interin i skadon në qershor të vitit 2019.
Sipas mediat italiane palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të kontratës deri në vitin 20121.
Kontrata e re parash edhe rritjen e pagës.
Trajneri ka dalë i lumtur nga zyrat e klubit, teksa është njoftuar se zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet nesër (e enjte) në orën 16:00, ku Spalletti do të mbajë edhe një konferencën për shtyp.
Sipas medieve italiane është folur edhe për blerjen përfundimtare të Cancelos dhe Rafinhas para 31 majit.
Spalletti i ka kërkuar klubit tri apo katër blerjet të forta për tu prezantuar sa më mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/