Luciano Spalletti thotë se spekulimet për lojtarët e ndryshëm gjatë afatit kalimtar të janarit nuk e shqetësojnë aspak.
Interi do të zhvillojë ndeshjen e parë të Serie A në vitin 2019 ndaj Sassuolos në shtëpi.
Por, Nerazzurët janë pa tifozët për shkak të dënimit për racizëm, ndërsa ka edhe spekulime që shumë lojtarë mund të mos rinovojnë me klubin e të largohen.
Vet Spalletti thotë se këto nuk ndikojnë aspak në disponimin e ekipit të tij.
“Nuk ka asnjë konfuzion përreth klubit”.
“Ne jemi në mesin e afatit kalimtar kështu që pranojmë të gjitha spekulimet që na dalin përpara”.
🎙 | Relive today's press conference with Luciano #Spalletti in just 60 seconds.#InterSassuolo pic.twitter.com/dvyTzhCzdO
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 18, 2019
“Në rrjetet sociale, ata që janë te Interi e dinë se mesazhet lexohen nga të gjithë”.
“Mesazhi i Ranocchias gjatë javës ishte if uqishëm. Ai demonstroi se kujdeset për të mirën e Interit më shumë se sa për të mirën e vetes së tij”, deklaroi Spalletti.
Ranocchia luajti pak minuta ndaj Beneventos, e pas ndeshjes u shpreh falënderues për rastin e dhënë, një veprim që u prit shumë mirë nga tifozët. /Telegrafi/