Luciano Spalletti ndihet i zhgënjyer pas eliminimit dhe e pranon se Napoli kishte më pak cilësi se zakonisht kundër Cremonese.
Liderët e Serie A u përballën me eliminimin nga Kupa e Italisë me penallti mbrëmë nga Cremonese, skuadra e vetme pa fitore në ndeshjet e ligës këtë sezon.
“Ne jemi të mërzitur dhe vërtet të zhgënjyer”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset.
We're heading to penalties!
120+2 | #NapoliCremonese 2-2
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/wSlFZWiu6W— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 17, 2023
Italiani kishte bërë rotacion të madh, duke lënë fillimisht në stol Victor Osimhen, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia nuk ishte as i disponueshëm për shkak të gripit.
Cremonese kaloi në epërsi me anë të Charles Pickel në minutën e 18-të, por reagimi i Napolit ishte i shpejtë, me Juan Jesus dhe Giovanni Simeone që shënuan në harkun e tre minutave.
Ish- sulmuesi i Romës, Felix Afena Gyan, tronditi Stadio Maradona në minutën e 87-të, duke e dërguar lojën në vazhdime dhe më pas në penallti.
⚽️ #NapoliCremonese ends 6-7 after penalties
✅ Politano
✅ Vasquez (C)
✅ Simeone
✅ Buonaiuto (C)
✅ Zielinski
✅ Tsadjout (C)
❌ Lobotka
✅ Valeri (C)
✅ Osimhen
✅ Afena-Gyan (C)— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 17, 2023
“Ne duhet ta trajtojmë topin mirë dhe nuk ishim aq të mirë sa jemi zakonisht”.
“Shpërdoruam disa raste ideale, por në përgjithësi ishim në një gjendje të sigurt. Pranuam golin e barazimit rastësisht dhe humbëm raste të tjera gjatë vazhdimeve. Edhe kur je një lojtar më shumë, bëhet më e ndërlikuar kur humbet kontrollin”.
“Nëse nuk prodhojmë të njëjtat standarde të cilësisë, gjithçka mund të ndodhë. Jemi jashtë sepse ishim nën mundësitë tona”, përfundoi trajneri i Napolit. /Telegrafi/