Telegrafi

Spalletti: Seria A është e çmendur pas 11 javësh

Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ritmi që top 5 ekipet kanë vënë në Serie A këtë sezon pas 11 javësh është i çmendur.

Nerazzurët rikthyen pozitën e dytë me fitoren ndaj Veronas, ku sërish mbeten dy pikë larg Napolit, që deri tash ka vetëm një barazim.

Duke qëndruar vetëm një pikë prapa Interit janë Juventusi dhe Lazio, teksa Roma është katër pikë prapa me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Spalletti e konsideron këtë ritëm të skuadrave të Serie A si të çmendur.

“Kemi vënë ritëm të jashtëzakonshëm. Unë kam vuajtur për këto rezultate, dhe ende të gjithë janë aty. Më pas është Milani që po ashtu do të kthehet në luftë, sepse ata kanë kualitet”.

“Është Sampdoria që po luan shumë mirë dhe Giampaolo e di se çka po bën”.

“Juventusi është shumë i fortë, ekipi më i mirë. Napoli i Sarrit po luan si askush tjetër. Roma është shumë, shumë e fortë”.

“Shikoni Lazion, ata po shkëlqejnë dhe mund të mposhtin secilin ekip. Nëse nuk do të kishim fituar këtë ndeshje, do të ishim jashtë prej vendeve të Ligës së Kampionëve”.

“Ne duhet që të punojmë qysh prej nesër (e marte) sepse nëse nuk punojmë nuk e do ta marrim pozitën që e duam”.

“E përsërish, kemi ritëm të çmendur, të gjithë po fitojnë dhe mos e harroni Milanin, që unë besoj se do të kthehet në luftë për pozitat e para”, përfundoi Spalletti. /Telegrafi/