Telegrafi

Spalletti: Roma nuk do të jetë sfiduese për titull

“Juventusi dhe Interi janë dy ekipe të shkëlqyeshme, por mendoj se Roma mund të gjejë hapësirë për vete duke punuar intensivisht”, ka thënë Spalletti.

“Nuk dua që lojtarët e mi të sillen vërdallë duke thënë se do ta fitojnë Skudetton. Vetëm dua të them se ata do të luftojnë për pikë të plota në së paku 80 % të ndeshjeve”.

“Në vend se të thotë gjëra të tilla (se do ta fitojmë Skudeton), Juan duhet t’u thotë fansave se ai do të luajë për të fituar në 80% të ndeshjeve. Vetëm atëherë mund të fillojmë të flasim për objektiva”, ka shtuar italiani.