Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se Real Madridi meritoi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Romakët pësuan në dy ndeshjet 2-0 dhe, sipas trajnerit të Romës, skuadra e tij duhet të mos lë pa shfrytëzuar rastet para golit.
“Realiteti është që humbëm 2-0 dy herë. Është e drejtë që Reali kalon tutje”, ka thënë Spalletti, transmeton Koha.net.
“Duhet të përmirësohemi në mentalitet dhe sa i shfrytëzojmë rastet. Nuk jemi në nivelin që duhet të ishim sonte”, ka shtuar ai për fund.