Interi nuk e ka pritur humbjen me Sassuolon dhe trajneri Luciano Spalletti është gjobitur me 10,000 € pasi e ka fyer gjyqtarin e takimit Maurizio Mariani.
Zikaltërit që janë përforcuar shumë pretendojnë të jenë kundërshtarë të Juventusit në ‘lufë’ për titull, por që në ndeshjen e parë iu hasi sharra në gozhdë.
Humbjet me Sassulon janë zakon për Nerazzurët, pasi është humbja e katërt me radhë nga ky klub.
Pas ndeshjes, Spalletti lëshoi fjalë “të rënda fyese” drejt gjyqtarit, ku për këtë është dënuar 10,000 euro dhe i është dhënë një paralajmërim zyrtar.
Ka pasur edhe dënime tjera në javën e parë në Seria A.
Walter Mazzarri, trajnerit të Torinos, gjithashtu i është dhënë një paralajmërim pasi ai ka hyrë në fushë, në humbjen ndaj Romës.
Udinese është gjobitur 4 mijë euro, ndërsa Parma me 2 mijë. Napoli është gjobitur me 2,500 euro.
Adam Nagy është suspenduar për një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Spal. /Telegrafi/