Site icon Telegrafi

Spalletti: Objektivi ishte vetëm fitorja

Luciano Spalletti mendon se Roma më në fund e ka gjetur mentalitetin fitues dhe ky koment vjen pas fitores prej 3-1 kundër Juventusit.

Giallorossët u kthyen nga disavantazhi prej një goli për të fituar me rezultat 3-1 ndaj Zonjës së Vjetër në garën për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve.

“Zhvilluam një lojë të mirë dhe po na mungojnë disa lojtarë, por u angazhuam si një skuadër e guximshme që me raste duhet të bëjë ndryshime dhe ishim në gjendje që të vuanim ndaj presionit, duke mbajtur kokën të pastër drejt objektivit”.

Lexo po ashtu Roma shtyn festën e Juves (Video)

“Siç kam thënë para ndeshjes, neve na interesonte fitorja në këtë ndeshje të veçantë. Gjërat tjera nuk na interesojnë”.

“Nëse dëshironi të na jepni kompliment, duhet të na thoni se Roma gjithmonë ka qenë në gjendje të luajë kështu, por është më shumë se fitore, kjo dëshmon se çfarë njerëzish jemi”, është shprehur Spalletti për Mediaset Premium. /Telegrafi/

Në mungesë të Edin Dzekos së lënduar dhe Kevin Strootmanit të suspenduar, në këtë ndeshje Spalletti e shfrytëzoi Diego Perottin si një ‘nëntë false’ që më vonë këtë pozitë i besoi Mohamed Salahut. /Telegrafi/

Exit mobile version