Luciano Spalletti insiston se Sampdoria janë një nivel me Interin.
Samp po kalon në një periudhë të mirë, ashtu si Interi dhe kjo do të jetë padyshim një ndeshje e mirë.
Vendasit vijnë nga barazimi pa gola ndaj Napolit, kurse mysafirët nga fitorja 5-0 kundër Crotones.
“Napoli? Gjëja që më pëlqeu më së shumti është se ne tentuam të luajmë, po shtrëngoja dhëmbët kur ishim thellë në zonën tonë, ishte e rrezikshme”.
“Kur luan me skuadra entuziaste, poseduese dhe trajner, është e vështirë. Janë të ndërtuar mirë si skuadër. Giampaolo është shumë i mirë dhe ka përmirësuar gjithmonë skuadrat që ka luajtur”.
“Ne nuk kemi frik nga askush, ne duam të krijojmë një mjedis nga i cili mund të marrim gjithmonë diçka ekstra dhe të shkojmë para. Jemi të fokusuar te vetja”.
“Sampdoria janë të fortë dhe luajnë futboll të mirë. Ne jemi të fortë”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/