Një test i lehtë në letër për Interin do të jetë ai në Marc’Antonio Bentegodi, por jo edhe në fushë.
Zikaltrit do të luajnë ndaj Hellas Veronës nga fundi i tabelës, të cilët dëshirojnë me çdo kusht një rezultat të mirë, pas dy humbjeve.
Skuadra e Luciano Spallettit ka një avantazh në këtë fillim pasi vjen nga një formë e mirë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Verona (4-4-2): Nicolas; Romulo, Caracciolo, Heurtaux, Souprayen; Verde, Fossati, Bessa, Fares; Pazzini, Cerci.
Inter (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Gagliardini, Vecino; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi.
Klubi nga Milano renditet në vendin e katër në Serie A me 26 pikë, ndërsa prinë Napoli me 31 pikë dhe një ndeshje më shumë. /Telegrafi/