Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, i ka paralajmëruar lojtarët se tash vjen koha e vështirë.
Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Hellas Veronës, që në letër është një kundërshtar i lehtë.
“Janë shumë skuadra në garë tani, jo vetëm ato para nesh, por edhe Fiorentina dhe Sampdoria po rriten shpejt. Nuk duhet të ngadalësojmë. Pjesa më e vështirë vjen tani, duhet të qëndrojmë të bashkuar në maje të tabelës”.
“Kur më pyetni për afati kalimtar të janarit, më shumë kam frikë nëse dikush largohet. Mendoj nëse kjo skuadër qëndron mund të shkojmë më lart”.
“Ramires? Është e njëjta si kur më pyetni për Scudetton, është diçka që nuk mund të flas tani”.
“E rëndësishme është mos të lëshojmë pikë nesër (e hënë). Skuadra duhet të marrë çdo ndeshje me të njëjtin seriozitet. Nuk ka fanellë të Nikes për ndeshje të vështira dhe të lehta”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/