Telegrafi

Spalletti: Njëherë do të shesim, pastaj do të blejmë

“Skuadra ende nuk ka lëvizur në merkato, mirëpo ende ka kohë për të transferuar lojtarë të rinj dhe për ta forcuar skuadrën”.

“Mendoj se njëherë duhet të përqendrohemi në ‘eksport’”, ka thënë Spalletti për “Sky Sport Italia”, duke shtuar se nëse u vjen ndonjë ofertë për Matteo Brighin, atëherë do të lejojnë largimin e tij, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Mirko Vucinic, për të cilin “nuk ka pasur oferta deri më tani”.