Firma mungon, por Luciano Spalletti është trajneri i ri i Interit pasi italiani ka udhëtuar drejt Kinës për tu takuar me drejtuesit e Interit.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por tashmë zikaltrit kanë emrin e ri të teknikut që do ti udhëheqë ata për sezonin e ardhshëm.
Do të jetë ish-trajneri i Romës, ai që do të drejtojë anijen e Interit, ku sigurisht objektivi kryesor është rikthimi i skuadrës në Ligën e Kampionëve.
Mes palëve ende nuk është firmosur asnjë kontratë, por është vetë Spalleti ai që ka deklaruar se çdo gjë është në rregull dhe se është shumë i lumtur që do të drejtojë një skuadër si Interi.
Ndërkohë drejtori sportiv i ekipeve të Suning ka dhënë vlerësimin e tij për Spalletin, duke e cilësuar atë si një personazh i cili ka kapacitetet për të arritur gjëra të mëdha, transmeton SS.
Në orët e ardhshme do të vijë dhe prezantimi i trajnerit, ku do të bëhen publike detaje nga akordi i arritur. Përsa i përket çështjes së Ivan Perisic, drejtues të klubit ziklatër, deklarojnë se nuk kanë biseduar më te, fakt që ndoshta shton dyshimet për një largim të mundshëm të kroatit.
Kandidatët që kanë shfaqur interes për të pasur në dispozicion shërbimet e sulmuesit të krahut, nuk mungojnë. Manchester United ka ofruar 52 milionë Euro. Largimi i tij për Interin konsiderohet si i nevojshëm për shkak të fair-play-t financiar.
Italiani pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.