Luciano Spalletti ka thënë se po ndjehet si në shtëpi te Interi.
Spalletti me Interin e tij është lider në Serie A pas 15 ndeshjeve me 12 fitore dhe tri barazime.
Ai ka folur edhe për Mirandan, duke thënë se është i lider dhe i mirëseardhur për ndeshjen me Juventusin.
“Miranda? Lider i vërtetë, ndihet mirë në ekipin e tij”.
“Ai nuk bën asgjë ndryshe nga të tjerët, por në situata vendimtare, ai e merr situatën në kontroll dhe thotë: ‘Unë e zgjidhi këtë’”.
“Ndjehem si në shtëpi, në një vend me shumë fansa të Interit, por meritat kryesore i kanë lojtarët për atë që tregojnë në fushë”.
“Dua të përfshihem, jo të menaxhoj. Lojtarët që luajtën të dielën u ndjenë mirë me përkrahjen e tifozëve, që ishin përfshirës, të gatshëm për t’i përkrahur djelmoshat”, ka thënë Spalleti. /Telegrafi/