Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e sheh lojën ndaj Tottenham Hotspur si një pikë kthese potenciale, pasi sipas tij kjo është një nga ato ndeshje që nuk ndërrohet për asgjë.
Nerazzurrët kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të para në Serie A dhe fillojnë sezonin në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) në mbrëmje, duke u rikthyer në këtë garë pas plot gjashtë viteve.
“Këto ndeshje vlejnë aq shumë sa i përket entuziazmit dhe bindjes”, ka thënë fillimisht Spalletti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Mendoj se me periudhën që po kalojmë, kjo është loja që na nevojitej. Është një nga ato ndeshje dhe një nga ato gara që nuk do të ndërroheshit për asgjë”.
🎙️ | #Spalletti: "This is a competition that you wouldn't swap for anything in the world. You experience truly wonderful emotions. After you've been in it, you can't go without it." #InterTottenham #UCL pic.twitter.com/3RM3RSjxR2
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 17, 2018
“Kam qenë me fat të mjaftueshëm për të përjetuar ato disa herë, ka emocione të pabesueshme dhe nëse keni qenë atje nuk mund të bëni pa të”.
“Liga e Kampioneve është parku zbavitës i futbollit, Disneyland i futbollit. Dekorimet, ngjyrat…”
“Në të kaluarën kam qenë i përfshirë, kam hyrë në një botë që është veçanërisht e bukur dhe argëtuese, mund ta dëgjoni këngën nga brenda zhveshtoreve”.
“Përpjekjet që kemi vënë në vitin e kaluar për të luajtur në këtë garë është një motivim që mund të kapërcejë çdo mungesë eksperience ose frikë për të dalë dhe për të luajtur”.
“Mund të thoni se ka më shumë presion ndaj tyre, sepse ata kanë më shumë përvojë në këtë garë ose janë më të fortë, por ne jemi shumë të fortë”.
“Ne nuk po kalojmë një periudhë të mirë, por, siç thashë, ky është lloji i lojës që mund t’i kthejë gjërat shpejt në drejtimin e duhur”, përfundoi italiani. /Telegrafi/