Telegrafi

Spalletti: Ndaj Sassuolos një gjysmëfinale

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka kërkuar që skuadra e tij të fokusohet pulotësisht për ndeshjen ndaj Saassuolos.

Spalletti thotë se ndeshja ndaj Sassuolos është një gjysmëfinale për Interin.

Me një fitore ndaj Sassuolos skuadra e Interit do të linte zgjidhjen e dilemës për Ligën e Kampionëve për javën e fundit në përballjen direkte ndaj Lazios.

“Unë kam parë stërvitjen e lojtarëve në mënyrë të drejtë dhe kjo është shenjë e fokusit të tyre vetëm për këtë ndeshje”.

(Foto: Getty Images)

“Është sikur një gjysmëfinale për ne”.

“Ka qenë sezon i gjatë dhe tash kemi një gjysmëfinale që mund të na vë drejt një finale ndaj Lazios”.

“Për Mirandën vendoset pak para ndeshjes dhe ne nuk do ta rrezikojmë atë në asnjë moment”.

“Nëse mjekët thonë se është gati për lojë, sërish do ta vlersojmë situatën e tij”, u shpreh Spalletti. /Telegrafi/