Telegrafi

Spalletti: Ndaj Lazios do të ketë ndryshime në formacion

Luciano Spalletti (Foto: Getty Images)

Interi është njëra nga skuadrat më në formë në Serie A.

Neroazzurrët nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin, por tani kanë radhitur fitoret dhe janë ndër ekipet pretendente për titull.

Në javën e 10 zi kaltërtit do të kenë një udhëtim të vështirë në kryeqytet, pasi luajnë përballë Lazios.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është shumë i kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani.

“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e deritanishme. Jemi ndër skuadrat pretendente për titull dhe jemi në një pozitë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Duhet të vazhdojmë kështu, pasi nëse nuk kemi vazhdimësi atëherë nuk do të jetë mirë”.

Spalletti ka folur edhe për ndeshjen e radhës të Interit ndaj Lazios që do të luhet të hënën.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Lazios, edhe ata kanë luajtur në mesjavë kështu që jemi në kushte të barabarta”.

“Do të ketë disa ndryshime në formacion pasi skuadra ka nevojë për kontributin e të gjithëve”, tha Spalletti. /Telegrafi/