Telegrafi

Spalletti: Na duhen 11 paraqitje të niveleve të larta deri në fund të kampionatit

Gara për një vend të Ligës së Kampionëve është gjithnjë e më e fortë pasi që është kthyer Milani.

Madje, Sampdoria mund t’i shkaktojë probleme nesër skuadrës së Interit, të cilat do të ballafaqohen në kuadër të Serie A.

Para takimit të së nesërm ka folur trajneri Luciano Spalletti, i cili u ka kërkuar përqendrim maksimal të besuarve të tij.

“Ne duhet të gjejmë forcën për të luajtur 11 ndeshje në një nivel të lartë. Nuk duhet të kemi një paraqitje fantastike dhe më pas dy të këqija. Nuk mund të bëjmë ndonjë gabim, motivimi duhet të jetë absolut deri në fund të sezonit”.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të shpjegoj pse nuk mund të luajmë gjithmonë si kundër Napolit, Juventusit apo Romës. Në ndeshjet e tjera, edhe me një rezultat pozitiv, kemi luajtur nën aftësitë tona”.

“Unë vazhdoj të ruaj diferencën në cilësinë që po flisja kundër Napolit në një detaj: sa herë e fituan topin dhe sa shumë ua dhamë atyre. Ata vazhdimisht bëjnë pasime të topit, ne bëjmë më pak pasime dhe e lëvizim më ngadalë topin”, tha trajneri italian.

Inter aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 52 pikë, një më pak se pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve, ku gjendet Lazio me 53 pikë. /Telegrafi/