Duket se durimi i drejtuesve të Interit do të marrë fund më herët sa që është pritur për Lucaiano Sapllettin.
Pas humbjes ndaj Bolognas në Giuseppe Meazza me rezultat 0-1, kanë filluar raportimet e para për shkarkimin e trajnerit italian.
Sipas ANSA, menjëherë pas humbjes Spalletti është takuar me Giuseppe Marottan për të qartësuar situatën e krijuar.
Corriere della Sera shkon një hap më larg, sipas tyre 59-vjeçari duhet të shkarkohet nga detyra e trajnerit para ndeshjes kundër Parmas dhe pas saj do të mendohet për një zgjidhje.
Në tre ndeshjet e fundit zikaltrit kanë humbur dy dhe kanë barazuar një herë, po ashtu janë eliminuar nga Kupa e Italisë.
Në vend të Spallettit deri në verë pritet të emërohet Esteban Cambiassso, pasi Antonio Conte është ende nën kontratë me Chelsean.
Aktualisht Interi është në vendin e tretë me 40 pikë, katër pikë më shumë se Milani në pozitën e katërt. /Telegrafi/