Telegrafi

Spalletti: Lojtarët ishin të shqetësuar pas humbjes ndaj Sassuolos

Spalletti (Inter)

Luciano Spalletti ka pranuar se lojtarët e Interit ishin të shqetësuar pasi humbën nga Sassuolo dhe në mënyrë efektive shkatërruan ambiciet e tyre për top katër.

Shpresat e Nerazzurrëve për kualifikim në Ligën e Kampionëve janë minimale pas një humbjeje 2-1 nga Sassuolo, por gjithçka mund të ndodh nëse Lazio mposhtet apo barazon nesër (e diel) në Crotone.

“Nuk e bëmë mirë mbulimin e Berardit dhe krahët e tyre kishin shumë hapësira, kështu që ne ishim gjithmonë të kapur në befasi dhe nuk mund të ktheheshim për t’u rimëkëmbur sa duhet”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset Premium.

“Kemi humbur shumë energji në këtë mënyrë duke i ndjekur ata. Me kalimin e kohës, kemi gjetur një formë më të mirë taktike, por pas golit të dytë, ekipi humbi balancën dhe u përpoq të kthehej në lojë”.

Lojtarët u panë të dëshpëruar pas ndeshjes (Getty Images)

“Rezultati është gjithashtu i keq shkaku i gabimeve tona, sepse ne pranonim topa në zonë. Sassuolo kishte qasjen e duhur dhe ne i përgëzojmë ata për fitoren e tyre në një ndeshje prestigji. Ata ndoshta ndiheshin rehat pasi siguruan mbijetesën dhe tentonin të qëndronin në tokë disa minuta më shumë se sa ishte e nevojshme”.

“Me posedimin tonë, ne do ta kishim shtrydhur Sassuolon dhe do t’i lodhnim, por në vend të kësaj ne vazhdimisht e humbëm topin në mesfushë dhe ishim të çorganizuar”.

“Nganjëherë ne ishim shumë kaotik dhe nxitonim, por patëm kohë dhe topi hyri disa herë në zonë. Andrea Consigli bëri dy ose tre pritje fantastike”.

Nëse Inter mungon në Ligën e Kampionëve, si do ta përshkruante Spalletti sezonin e tyre?

“Më mirë unë do ta kisha përshkruar atë dje, sepse kjo është një humbje e rëndë. Djemtë ishin të shqetësuar në zhveshtore, pasi ata u kujdesën aq shumë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/