Site icon Telegrafi

Spalletti: Lojë e hapur ndaj Atalantas

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, pret lojë shumë të hapur ndaj Atalantas.

“Norbert Gyomber, Iago Falque dhe Salih Ucan janë jahtë loje”.

“Ne zakonisht stërvitemi në mesditë, kështu që ndeshja e hershme na konvenon. Që prej kohës kur isha në Rusi te Zeniti, kam mësuar shumë gjëra. Një herë kemi luajtur në Tomsk të Siberisë, aty kishim katër orë fluturim dhe diferencë katër orë në kohë. Ne luajtëm në ora 8 të mëngjesit të kohës tonë”.

“Kjo më mësoi se ju duhet të luani në secilën kohë, secilën temperaturë dhe se është një gjë me të cilën duhet të mësohemi”.

“Atalanta është ekip që ka karakteristika të veta dhe Edy Reja e di si të nxjerrë më të mirën, këhstu që do të jetë lojë sulmuese”, u shpreh Spalletti. /Telegrafi/

Exit mobile version