Site icon Telegrafi

Spalletti i kënaqur me grupin: Kam skuadër perfekte

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është ndalur të flas për transferimet dhe skuadrën që ka në dispozicion, grup ky që e kënaq italianin.

Interi ka transferuar gjatë verës emra jo të mëdhenj, por që përshtaten me profilin e kërkuar nga skuadra, si Borja Valero, Matias Vecino dhe Milan Skriniar.

Lexo po ashtu Spalletti: SPAL të rrezikshëm, kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve

Këto transferime janë involvuar menjëherë në skuadër dhe kanë dhënë ndikimin e tyre, duke ia dhuruar Interit dy fitore në xhirot e para ndaj Fiorentinas dhe Romës dhe ky grup i lojtarëve dhe kjo skuadër aktuale po e kënaq Spallettin.

“Gjithkush duhet të përmirësohet, por kam një skuadër perfekte dhe ne do t’jua tregojmë këtë. Ne nënshkruam me futbollistë që përshtaten”, ka thënë fillimisht Spalletti për Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Spalletti: Ashtu si Icardi e Perisic, kemi dhe Mirandan dhe Skriniar

“Fuqia e këtij Interi është se ajo është ende e papërfunduar. Ne duam një ekip që përfundimisht merr në mend idenë se kundërshtari nuk është gjëja më e rëndësishme”.

“Së pari ka topin, pastaj shokët e ekipit tuaj, pastaj hapësirën për të mbuluar. Vetëm pasi që ta ketë topin kundërshtari.

“Ne jemi duke punuar shumë, dhe jam me fat që kam këta trajnerë që punojnë me mua”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version