Telegrafi

Spalletti: Kam skuadër të mirë, do të përmirësohemi

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ka një skuadër të mirë dhe do të mundohen të përmirësohen. 

Interi do t’i fillojë përgatitjet të premten dhe në skuadrën e tij deri tani janë bashkuar vetëm portieri Daniele Padelli dhe mbrojtësi Milan Skriniar.

“Ndjenjat janë të njëjtë sa herë ne fillojmë të flasim për një mundësi të re”.

“Jemi më të motivuar tani, pasi jemi pjesë e një realiteti të ri. Kemi punë me një skuadër të mirë dhe do të përmirësohemi”.

“Ausilio dhe Sabatini? Kemi dy drejtorët më të mirë të mundshëm”, ka thënë Spalleti. /Telegrafi/