Telegrafi

Spalletti: Jam optimist, ndaj SPAL-it i kthehemi fitoreve

Luciano Spalletti ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së tyre në udhëtim ndaj skuadrës së SPAL-it.

Nerazzurrët janë mysafirë të SPAL-it në ndeshjen e së dielës në Serie A, e cila filln nga ora 12:30.

Interi vjen në këtë takim pas një forme negative pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, por ka përmirësime me tri barazime në tri të fundit.

Megjithatë, trajneri i skuadrës, Luciano Spalletti beson se skuadra e tij do t’i kthehet fitoreve në Serie A këtë takim dhe është optimist për këtë.

Spalletti njihet për punën e madhe me futbollistë

“Unë jam gjithmonë optimist se do t’i kthehemi fitoreve, sepse optimizmi është ngjitës dhe kështu është edhe pesimizmi”, ka thënë fillimisht Spalletti në konferencën e tij për shtyp.

“Pashë përmirësime kundër Romës dhe i njoh lojtarët e mi mjaft mirë, kështu që më mban pozitiv kjo situatë”.

“Në fillim të sezonit duhej të vazhdonim të fitonim, por tani duhet të kthehemi tek fitoret, dhe këto janë dy gjëra shumë të ndryshme”.

Spalletti gjithashtu ka folur edhe për Rafinhan, të cilin e ka cilësuar një lojtar të fortë, ashtu sikurse edhe yllin argjentinas, Javier Pastore, i cili po lidhet me një transferim nga PSG. /Telegrafi/