Telegrafi

Spalletti: Italia nuk vodhi asgjë, e merituam kualifikimin në Euro 2024

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, iu kundërpërgjigj sugjerimeve se skuadra e tij i vodhi Ukrainës kualifikimin në Euro 2024.

Tensionet u ndezën në BayArena të hënën pasi Bryan Cristante i Romës u përplas me Mykhailo Mudryk e Chelseat në zonën e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes.

Ukraina u tërbua kur gjyqtari Jesus Gil Manzano vendosi të mos jepte penallti, një vendim që tronditi edhe shikuesit.

Italia përfundimisht mbajti barazimin 0-0, një rezultat që garantoi kualifikimin në Euro 2024.

“Ne nuk kemi vjedhur asgjë, nuk jo vetëm që e kemi merituar, por vërtet e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian”.

“Nëse dikush merret me atë incident kundër nesh, nuk është e drejtë, pa parë pjesën tjetër të paraqitjes së ekipit”.

Lexo po ashtu Italia mund të takohet me tre trajnerë italianë në grupet e Euro 2024

“Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte, dhe ai incident mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë njerëz duan të thonë. Zhgënjyese”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/